Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” artistin e mirënjohur Sokol Marsi.

Titulli për Marsin është dhënë me motivacionin: “Me mirënjohje për kontributin artistik dhe vlerat e çmuara si kompozitor, producent muzikor dhe tekstshkrues i shumë këngëve të muzikës së lehtë, popullore dhe për fëmijë. Në vlerësim të përkushtimit si artist dhe një nga autorët më të spikatur në skenën artistike, si brenda dhe jashtë vendit”.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Begaj u shpreh se “Është gjithmonë kënaqësi e veçantë për mua kur mblidhemi për të dekoruar ata shqiptarë që me punën e tyre, i shërbejnë skenës artistike e kulturore të vendit, e që lartësojnë emrin e Shqipërisë kudo në botë! Emri i Sokol Marsit është një prej tyre!”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb