SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sisteme raketash që mund të arrijnë në Rusi, tha presidenti Joe Biden.

Komentet e tij pasuan raportet se administrata Biden kishte marrë në konsideratë dërgimin e sistemeve të avancuara të raketave me rreze të gjatë veprimi në Kiev.

Rusia kishte thënë se e shihte çdo dërgesë të armëve të rënda si një përshkallëzim provokues.

Më herët, këshilltari ukrainas i mbrojtjes, Yuriy Sak, i tha BBC-së se vendit të tij i duheshin të ashtuquajturat sisteme raketash me shumë lëshime, të cilat kanë një rreze më të madhe se ajo që ka Ukraina për momentin, “për të korrigjuar çekuilibrin në artileri në lindje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: