Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, ka deklaruar se qytetarët e tij jetojnë në aq shumë mirëqenie, saqë vendet baltike nuk i lejojnë shtetasit e tyre të shkojnë në Bjellorusi, pikërisht për mos të parë se sa mirë jetojnë bjellorusët.

Ai i ka thurur lavde diktaturës së vendosur në Bjellorusi, duke shpjeguar se në vendet fqinje ka mungesë kripe, dhe kjo është për shkak të demokracisë.

Lukashenko tha se Bjellorusia hapi kufijtë përpara Pashkëve Katolike për disa ditë, në mënyrë që banorët e Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë të mund të vinin dhe të shihnin të dashurit e tyre. Në të njëjtën kohë, u lejua hyrja pa viza, por autoritetet e vendeve fqinje i ndaluan qytetarët e tyre të udhëtonin në Bjellorusi, sepse ata mund të shkonin në Bjellorusi për kripë, të cilën gjoja nuk e kanë në atdheun e tyre.

Presidenti bjellorus kujtoi se shpesh kritikohet për vendosjen e një diktature në vend.

“Për herë të parë në histori, ne kemi ndërtuar shtetin tonë të pavarur sovran që jeton. Nëse njerëzit janë punëtorë, atëherë ata jetojnë mirë”, tha Lukashenko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb