Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, ka thënë të dielën se është praktikisht e pamundur që myslymanët të integrohen në Bashkimin Europian.

Duke iu referuar sulmeve seksuale në Gjermani dhe shtete të tjera nga emigrantët, Zeman tha në një intervistë për një televizion lokal se myslimanët duhet të mbeten në vendet e tyre.

“Përvoja e vendeve të Europës Perëndimore ka treguar se integrimi i komunitetit mysliman, është praktikisht i pamundur”, ka thënë Zeman.

“Duhet t’i lëmë ata në kulturën e tyre në vendet e tyre dhe mos t’i marrim në Europë, në të kundërtën do të përfundojmë si në Cologne”, ka thënë Zeman, i njohur tashmë për deklaratat anti-myslimane.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb