Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka uruar Shefin e ri të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare

Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja Kim u shpreh se po pret me padurim vijimin e punës për forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara

“Urime BG Arben Kingji për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe në mbarë botën”, ka shkuar ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: