1. TIRANË- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor të cilat u miratuan në seancën parlamentare të së enjtes.

Dekreti i Presidentit u miratua dhe u publikua sot në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u bënë pas reformës territoriale në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit. Harta e re administrativo-territoriale e Shqipërisë përmban 61 bashki dhe nuk do të ketë komuna.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb