“Presidenti del nga ‘shtrati’ politik i Ramës”, kështu u shpreh analisti Andi Bushati në emisionin Open në News24, ndërsa komentoi procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Nuk ka munguar edhe reagimi nga socialisti Blendi Klosi, i cili theksoi se termat e përdorura nga analisti Bushati nuk janë të përshtatshme për televizion.

Gjithashtu ai theksoi se në këtë proces opozitës iu dha mundësia që të reflektonte, duke shtuar se nuk u befasua nga komentet e analistit Bushati.

“Unë e mendoja çfarë do të thoshte Bushati, nuk është gjë e re. Ju mund të bëni komente, por ajo mënyrë na ka bërë ne fitues. Fjalët e përdorura nga ju nuk janë  të përshtatshme për televizionin”, tha Klosi.

Bushati: Mendoj që çdo emër që ka dalë është spekulim, njeriu që ka në dorë dhe gurin dhe arrën ka një kënaqësi perverse ta ruajë deri në momentin e fundit, emrin. Është një njeri që do të dalë nga shtrati politik i Edi Ramës, ndaj të gjitha emrat që kanë dalë janë spekulime.  Emri do të jetë nga mënga,…Problemi qëndron në faktin se do të ishte hipokrizi ti kërkoje Ramës të mos vinte atje kukullën e vet, por të paktën para zgjedhjes këtë kukull t’ja linte shqiptarëve , bën apo nuk bën,.. Të caktohet emri sot dhe të votohet nesër është kulmi dhe më kujton ato ministre që thonin e morëm vesh nga televizioni. Do e dijë ditëziu që e kanë caktuar president apo do ta marrë vesh nga TV”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb