Dritan Mehmeti do të vijojë të jetë trajner i Partizanit. Konfirmimi ka ardhur nga Presidenti i të kuqve, Gaz Demi.

Numri një i klubit kryeqytetas ka dërguar një SMS drejtëpërdrejtë në emisionin Gol pas Goli, teksa po intervistohej Mehmeti pas fitores 3-1 ndaj Dinamos.

Demi shkruan: “Mehmeti është trajneri im”, duke treguar edhe një herë se në pankinë nuk do ketë ndryshime.

1 675x450
1 675×450

42 vjeçari i lindur në Tiranë numëron 19 ndeshje si “timonier” i kësaj skuadre, sakaq  grupi ia ka dalë të marrë nën drejtimin e tij 1.58 pikë për ndeshje.

 

(BalkanËeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb