TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk do të japë dorëheqjen. Kjo përgjigje ka ardhur pas deklaratave nga maxhoranca që i kujtuan Metës qëndrimin para zgjedhjeve. Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi deklaron se ‘e gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: nuk ka dorëheqje’.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE! ??”, shkruan Blushi.

Tedi Fb
Tedi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: