Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte theksoi për mediat se ekzistonin mundësitë që mund të vuante nga kanceri dhe ky fakt e kishte detyruar të anulonte mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Ai tha se ai kishte kryer dy teste tre javë më parë, një endoskopi dhe një kolonoskopi dhe se ishte në pritje të verifikimeve shkencore.

“Mjekët më këshilluan të përsëris testet dhe morën prej tyre disa kampione, jemi në pritje të rezultateve”, theksoi Duterte duke treguar drejt stomakut të tij, shkruan atsh.

“Unë nuk e di në cilin stad të sëmundjes jam dhe duhet të pres për këtë. Nëse është kancer është kancer dhe unë nuk do ta zgjas agoninë time në këtë zyrë apo kudo”, tha Duterte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb