Tirana u shpall kampione e Shqipërisë. Të shumta ishin urimet për bardheblutë për trofeun e 26-të në kampionat. Nuk mund të mungonte Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale.

”Dua t’i shpreh urimet më të mira KF Tirana  për titullin e 26-të kampion. Sot është një ditë e merituar feste për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët. Një rrugëtim plot emocione në një kampionat me të vërtetë të bukur ku ende shumë enigma janë për tu zbardhur. Më e bukura është përpara dhe klubi duhet të fillojë punën nga nesër për të nderuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare” – tha ai.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb