Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një thirrje telefonike ka uruar kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, për fitoren e partisë së tij në zgjedhje.

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Komunikimit e Presidencës së Turqisë, presidenti Erdoğan e përgëzoi kryeministrin Borisov për faktin se Partia Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) doli e para në zgjedhjet në Bullgari.

Duke theksuar se Bullgaria ka arritur zhvillim ekonomik dhe stabilitet nën udhëheqjen e kryeministrit Borisov, presidenti turk uroi që procesi i formimit të një qeverie të re të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb