FRANCE– Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës kundër Grave se do të merrte një sërë masash për t’i dhënë fund domonimit të burrave në shoqëri.

Plani i Macronit përfshin rritjen e financimeve për barazinë gjinore si edhe ndëshkimin e ashpër për të rriturit që kryejnë marrëdhënie seksuale me fëmijë nën 15 vjeç.

”Nuk mund të lejojmë që Franca të jetë një nga vendet ku gratë kanë frikë”, deklaroi Macron.

“Ju nuk jeni vetëm, qeveria është me ju”, iu drejtua Macron grave.

”Shoqëria jonë ka lejuar dominimin mashkullor dhe kjo duhet të marrë fund”, theksoi presidenti francez.

Planet e reja të presidentit përfshijnë gjoba të rënda për ngacmimet seksuale, sistem të ri online për kërkimin e ndihmës dhe më shumë kontrolle për akses në pornografinë virtuale.

Gjatë vitit të kaluar, rreth 93 000 gra në të gjithë Francën ishin viktima të përdhunimeve apo tentativave për përdhunim, por vetëm më pak se 10 për qind e rasteve përfunduan në gjykatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: