Forcat Franceze Barkhane kanë vrarë 33 terroristë, tha presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Ai njoftoi se operacioni u krye nga forcat franceze Barkhane në rajonin qendror Mopti të Malit dhe me këtë rast u shpëtuan dy ushtarë të Malit.

Macron këto deklarata i bëri gjatë një udhëtimi në Afrikën Perëndimore pas mbërritjes në Bregun e Fildishtë të premten, ku u takua me presidentin Alassane Ouattara para se të shkonte në bazën ushtarake franceze.

Turneu i tij vjen gati një vit përpara zgjedhjeve presidenciale në Bregun e Fildishtë të planifikuar për tetor të vitit 2020.

Bregu i Fildishtë nuk është vetëm vendi ku ndodhet baza ushtarake franceze, por është qendra kryesore e energjisë ekonomike të rajonit.

Si partner historik me interes të madh, Franca ka vendosur 4500 personel ushtarak të stacionuar në të gjithë Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, ku terroristët kanë kryer sulme në vitin 2019 kundër trupave në Mali dhe Niger, si dhe me një shtrirje dhe në Burkina Faso.

Macron do të udhëtojë të dielën në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, ku do të takohet me presidentin Mahamadou Issoufou dhe do të bëjë një ndalesë në bazën ajrore të Nigerit, ku më shumë se 70 ushtarë u vranë në një sulm të fundit.

Ai gjithashtu do të nderojë të gjitha viktimat e terrorizmit në Mali, Burkina Faso dhe Nigeri.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb