FRANCE– Emmanuel Macron kërkoi sot një heqje sa më shpejtë të jetë e mundur të masave të embargos që prekin popullsinë e Katarit, sipas një komunikate të Elizesë të publikuar në përfundim të një takimi mes presidentit francez dhe emirit të katarit, sheikut Tamim Al Thani.

Që prej tre muajsh, Katari është nën një embargo nga fqinjët e tij të Gjirit, mes të cilëve Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini që e akuzojnë se mbështet terrorizmin.

“Presidenti francez kërkoi që masat e embargos që prekin popullsinë e Katarit, në veçanti familjet dhe studentët, duhet të hiqen sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në këtë komunikatë.

“Macron dhe emiri biseduan për krizën që është duke vazhduar mes Katarit dhe disa vendeve të Lindjes së Mesme. Presidenti i republikës shpreh shqetësimin e tij përballë tensioneve që kërcënojnë stabilitetin rajonal, duke penguar një zgjidhje politike të krizës dhe efikasitetin e luftës së përbashkët kundër terrorizmit”, thekson presidenca franceze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: