TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër mesazh urimi për fitoren e zgjedhjeve të 25 qershorit dhe sigurimin e mandatit të dytë qeverisës.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron i ka dërguar një mesazh urimi, ku e përgëzon Ramën për reformën në drejtësi, ndërsa thekson se Shqipëria është shumë pranë BE-së.

“Keni bërë shumë për shtetin e së drejtës. Reforma në drejtësi është një hap i madh përpara. Shqipëria është shumë pranë Bashkimit Europian. Ju shpreh mirënjohje për rëndësinë që i kushtoni Francës. Jemi bashkë për Evropën e së ardhmes”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e presidentit francez për kryeministrin Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: