Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortja e tij Elke Budenbender kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga presidenca.

Steinmeier dhe bashkëshortja ndërkohë janë vaksinuar kundër COVID, ndërsa kanë marrë edhe dozë përforcuese.

Mësohet se kanë shfaqur simptoma të lehta, ndërsa janë izoluar.

Sakaq ditë më parë Steinmeier ka qenë i pranishëm në Stacionin Qendror të Berlinit, ku edhe shumica e refugjatëve ukrainas ka zgjedhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb