BULLGARI– Presidenti grek, Prokopis Pavlapulos, i ka tërhequr vërejtjen Maqedonisë nga vizita zyrtare në Sofje të Bullgarisë, duke thënë se BE s’ka vend për falsifikuesit e historisë.

“Ne jemi për perspektivën Evropiane të Maqedonisë”, u shpreh ai duke shtuar se Maqedonia patjetër të respekton historinë.

“Nuk mund të jetojmë bashkë në suaza të BE-së, në kushte të falsifikimit të historisë”, tha president grek Prokopis Pavlapulos në konferencën për shtyp bashkë me presidentin Bullgar, Rosen Plevneliev, transmeton Zhurnal.

Ai tha se Maqedonia ka perspective evropiane, ashtu sikurse shanse që të bëhet anëtare e NATO-s, por se disa vlera evropiane patjetër të respektohen.

President grek Prokopis Pavlapulos tha se shtetet e civilizuara duhet ta respektojnë historinë, duke shtuar se është e pamundur të anëtarësohesh në BE dhe të falsifikosh historinë në anën tjetër.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb