Tirana kurorëzoi një sezon fantastik. Bardheblutë fituan titullin e 26-të në historinë e tyre dhe këtë e bënë në sytë e Partizanit. Ekipi i Shehit fitoi 1-2 derbin ndaj të kuqve në Elbasan Arena, duke siguruar edhe matematikisht vendin e parë deri në fund të kampionatit. Presidenti i Tiranës, Refik Halili u shpreh i lumtur për mediat.

 

“Janë lot gëzimi. Fituam titullin sot. Jemi të gjithë të lumtur, edhe familja ime. Falenderoj edhe bashkëshorten time që nuk ka ardhur kurrë në stadium. I shtojmë edhe një trofe klubit tonë, që është më i madhi në Shqipëri. Kjo ndeshje na shijoi shumë, sepse luajtëm me rivalin tonë të përhershëm. Ka një lu.ftë sportive për 90 minuta dhe pastaj jemi shokë. Falenderoj Shehin, që ka qenë një prind i dytë. Falenderoj Osmanin që ka gjetur lojtarët. Falenderoj tifozët, që edhe pse jemi në kohë krize e gjejnë mundësinë dhe vijnë na mbështesin. Ne shpresojmë që në vitet e ardhshme, të jemi një skuadër e kujdesshme. Jemi lehtësuar shumë nga ato të shkuara, që nuk dua ti kujtoj. Kemi edhe pak punë ti dërgojmë 0-0 (borxhet). Festën do ta bëjmë në Sheshin Skënderbej, ku besoj do të kemi një leje nga bashkia. Do të bëjmë një festë madhështore, sic i takon këtij grupi” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb