Kriza e pandemisë së COVID-19 mund të ketë shtyrë 100 milionë persona në varfëri ekstreme në të gjithë botën, madje edhe më shumë nga sa vlerësohej më parë, paralajmëroi presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.

“Institucioni ka vlerësuar se 70 deri në 100 milionë njerëz mund të bien në varfëri ekstreme dhe ky numër mund të rritet, nëse pandemia përkeqësohet ose zgjat”, tha ai.

“Kjo e bën të domosdoshme që kreditorët të zvogëlojnë borxhin e vendeve të varfëra”, shtoi Malpass.

Kreu i BB-së bëri thirrje për të zgjatur moratoriumin për borxhin e vendeve të varfëra, i vendosur në prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb