Pas disa ditëve qetësi emri i Paul Pogba është përmendur sërish në Spanjë, pasi siç të gjithë mediat ndërkombëtare sportive kanë raportuar francezi ka një akord me katalanasit.

Në lidhje me këtë tratativë ka folur presidenti i Barcelonës, Bartomeu, i cili ndonëse refuzoi të fliste me emra të veçantë, pohoi se merkato e katalanasve mbetet e hapur.

“Nuk flas për emra të veçantë, ju e dini,”-deklaroi fillimisht Bartomeu, ndërsa më pas shtoi: “Ky lojtar që ne po kërkojmë është në ekipin e tij dhe aktualisht po luan. Ka ende 20 ditë të mbetura, ne do të shohim se cilat lojtarë mund të largohen dhe cilat lojtarë mund të vijnë. Do ta shohim.”

Karakteristika këto që lidhen me 25-vjeçarin e United që në verën e 2016 u ble nga Juventus për 105 mln euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb