Humbja turpëruse kundër Romës ka shokuar presidentin e Barcelonës Josep Maria Bartomeu. Për disfatën që i nxorri nga “Champions League” Bartomeu ka pranuar zhgënjimin dhe ka uruar Romën e tifozët e saj.

“Luajtën më mirë dhe nuk jam i lumtur për tifozët. Jemi të trishtuar, por urojmë Romën dhe tifozët e saj. Duhet ta analizojmë atë çka ndodhi. Duhet të rikthehemi në kampionat dhe kupë, por pas kësaj mbrëmjeje jemi vetëm të trishtuar.

Ata dominuan ndeshjen dhe besuan te vetja. Kur beson dhe sulmon, ndodhin këto gjëra. U kërkojmë ndjesë tifozëve”, tha numri 1 i katalanasve.

I shtanguar ka mbetur edhe mesfushori Segio Busquets, i cili shtoi: “Do t’iu gënjeja nëse do t’iu thosha se kjo humbje do na shërbejë për të nxjerrë mësime. Jemi shumë të zhgënjyer. Por kështu shkoi kjo ndeshje, gjithçka shkoi keq. Ata ishin superiorë gjatë gjithë kohës. Ne nuk gjetëm forcë për të reaguar. Ishte një eksperiencë negative”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb