Presidenti i Burundit, Evariste Ndayishimiye, ka dhënë amnisti për 5.255 të burgosur si pjesë e përpjekjeve për të liruar burgjet e mbingarkuara në vendin e Afrikës Lindore.

Sipas një dekreti presidencial, ata që janë dënuar me më pak ose barabartë me pesë vjet burg në kategori specifike të veprave do të përfitojnë nga falja presidenciale.

Dekreti presidencial jep amnisti për të burgosurit e dënuar për krime të vogla, gratë shtatzëna ose ato me fëmijë në burg, të mitur, të burgosur me sëmundje kronike, të burgosur të moshës 70-vjeç e lart, dhe ata me çrregullime mendore.

Ndërkohë, të dënuarit për korrupsion do të lirohen gjithashtu me kusht që të paguajnë fonde të përvetësuara, dëmtime dhe kamata të urdhëruara nga gjykatat.

Ndayishimiye tha se ai është “i bindur se një masë e jashtëzakonshme e faljes është e nevojshme për të liruar mbingarkesën e burgjeve dhe për të përmirësuar kushtet e paraburgimit”.

Të burgosurit që nuk plotësojnë kushtet për amnistinë përfshijnë të dënuarit për gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte, grabitje me armë, armëmbajtje pa leje, terrorizëm, vrasje, përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb