Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, tha të mërkurën Sekretariati i Përgjithshëm i Komunikimit të Presidencës.

Lasso nuk ka simptoma falë vaksinimit dhe ai “po punon për vendin dhe për paqen”, tha ai.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Ekuadorit, që nga fillimi i planit kombëtar të vaksinimit të Ekuadorit në janar 2021, rreth 14 milionë njerëz në vend kanë përfunduar vaksinimin e tyre me dy doza.

Deri më tani, vendi i Amerikës Latine ka regjistruar afro 900,000 raste të konfirmuara të COVID-19 dhe  mbi 35,000 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb