Presidenti i Federatës Armene të Futbollit, Ruben Hayrapetyan, ka lëshuar një deklaratë bombë ndaj lojtarëve të tij duke i quajtur “tradhtarë”. Mirëpo, pjesë e kësaj deklarate përfshihet dhe Shqipëria.

Gjatë një konference për shtyp, Ruben Hayrapetyan tha se tifozët me të drejtë janë të pakënaqur nga Kombëtarja Armene. Sipas tij, disa nga lojtarët kanë shitur ndeshjen e 11 tetorit me kuqezinjtë e De Biazit, shkruan “Panoramasport”.

“Federata e Futbollit dhe Kombëtarja jonë janë pronë e gjithë kombit dhe është normale që të jenë të mërzitur. Unë dua që ta kalojmë sa më shpejt këtë krizë, sepse e kuptoj se zhgënjimi është i madh. Në ndeshjen kundër Shqipërisë pati tradhti, dhe unë jam i angazhuar që të gjej tradhtarët. Në atë ndeshje edhe trajneri më i mirë në botë po ta kishte drejtuar ekipin tonë, ai nuk do të kishte marrë rezultat tjetër”-tha Hayrapetyan.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb