Franca synon përsëritjen e suksesit të katër viteve më parë, teksa luan ndaj Argjentinës finalen e Botërorit të Katarit. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë parashikimin e tij për këtë takim, duke thënë se do triumfojnë “gjelat”.

“Unë do të jem gati të bëj një parashikim të detajuar vetëm të dielën në mëngjes. Mendoj se ne jemi favoritët, por argjentinasit po luajnë më mirë ndeshje pas ndeshje, ekipi i tyre po rritet. Ata kanë më pak alternativa se ne në stol.Sipas mendimit tim, ata kanë një përbërje më pak të dendur. Unë jam duke pritur për të parë nëse Rabiot do të luajë, sepse ndeshja varet edhe nga ai, edhe pse kemi parë një Francë të madhe kundër Marokut.”

Parashikimi-  “Mendoj se do të fitojmë dhe diçka më thotë se do të shënohen shumë gola në finale, por një parashikim më të detajuar do ta bëj të dielën në mëngjes” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: