Gjermania dhe bota e futbollit janë në zi për Gerd Muller, një nga sulmuesit më mirë të të gjitha kohërave dhe fitues i shumë trofeve me Bajernin e Mynihut dhe Gjermaninë, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Pas marrjes së lajmit të hidhur, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një telegram ngushëllimi drejtuesve të Federatës Gjermane të Futbollit ku i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e legjendës së futbollit gjerman dhe botëror.

“Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, do të doja të shpreh hidhërimin tonë për humbjen e Gerd Muller dhe në të njëjtën kohë t’i shpreh ngushëllimet tona të sinqerta, jo vetëm familjes së tij, të dashurve të tij, por edhe komunitetit botëror të futbollit”, – shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij drejtuar Federatës Gjermane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb