Tirana u shpall fituese e Abissnet Superiore për sezonin 2021-2022. Të shumta ishin urimet për ekipin bardheblu, ndërsa pak më parë ka ardhur një postim në rrjetet sociale nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duka uron kryeqytetasit dhe shpreson se paraqitja e tyre në Europë do jetë dinjitoze.

 

“Urimet më të mira KF Tiranës!Klubi kryeqytetas është shpallur sot kampion i Shqipërisë në përfundim të një kampionati që dhuroi spektakël, gola dhe plot emocione të bukura.Një sukses i merituar ai i Tiranës për atë që ky ekip dha në fushën e lojës.

 

 

 

Dua t’i shpreh edhe një herë urime dhe suksese lojtarëve, stafi teknik, drejtuesve dhe të gjithë administratës bardheblu për këtë titull të 26-të kampion. Shpresoj që Tirana ta përfaqësojë sa më denjësisht futbollin europian në arenën ndërkombëtare këtë sezon” – shkruan ai.

 

555555
555555

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb