Presidenti i Hysenbelliu Group z.Irfan Hysenbelliu premton projekte madhore për dy mbretëreshat e birrës shqiptare, Birrën Korça dhe Birrën Tirana.

I pranishëm në natën e dytë të Festës së Birrës, ai tha se risia e këtij viti është dhe prania e Birrës Tirana, teksa vitin tjetër do të ketë një festë të tillë dhe në Tiranë.

Z. Hysenbelliu foli më tej për një rikthim të Birrës Korça dhe Birrës Tirana në Kosovë.

“Birra Korça vijon historinë. Ndryshimi është pjesëmarrja e njerëzve nga vende të ndryshme. Njerëz të shumtë nga Kosova dhe nga vende të tjera nga jashtë atdheut. Ndryshimi tjetër është prezenca e Birrës Tirana. Vitin tjetër Birra Tirana do të kthehet me festën e saj. Ashtu si në Korçë edhe në Tiranë. Birra Korça dhe Birra Tirana do kthehen në Kosovë. Do kthehen në Kosovë se jemi një gjak, një komb. Siç vjen birra nga Kosova, ashtu të jetë dhe birra Korça e Tirana atje. Madje po mendojmë për të hapur një fabrikë”, deklaroi z.Hysenbelliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb