Presidenti i Hysenbelliu Group, z.Irfan Hysenbelliu, është pritur në një takim zyrtar në Nju Jork nga z.Bruce Arthur Blakeman, Ekzekutivi i Qarkut Nassau dhe një nga figurat më të afërta republikane me Presidentin Donald Trump.

Capture

Screenshot 232
Screenshot 232

Një nga temat kryesore të diskutimit mes z.Hysenbelliu dhe z.Blakeman ishte mundësia e investimeve në sektorin e prodhimit, përfshirë ndërtimin e një fabrike birre në partneritet me një nga kompanitë më të mëdha spanjolle në industrinë europiane të birrës.

Whatsapp Image 2025 04 17 At 12.39.28
Whatsapp Image 2025 04 17 At 12.39.28

Gjatë takimit u diskutua edhe për lehtësimin e procedurave dhe mbështetjen institucionale ndaj projekteve të reja investuese, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e medias, roli i së cilës është më shumë rëndësi në pasqyrimin e zhvillimeve ekonomike dhe turistike në Shqipëri – sektorë që po ngjallin interes të shtuar, veçanërisht në mesin e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Whatsapp Image 2025 04 17 At 12.38.22
Whatsapp Image 2025 04 17 At 12.38.22

Takimi mes z. Hysenbelliu dhe z. Blakeman sinjalizon një interes të ndërsjellë për bashkëpunim konkret dhe ndërtimin e një dialogu të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, me fokus në diplomacinë ekonomike, median dhe zhvillimin e sipërmarrjeve të reja.

Z. Hysenbelliu, i shoqëruar nga djali i tij, Fatmir Hysenbelliu, po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara, ku do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të biznesit dhe politikës amerikane.

Në thelb të kësaj vizite mbetet ndërtimi i urave të komunikimit dhe nxitja e investimeve të reja shqiptaro-amerikane.

2222222222
2222222222

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb