Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo ka njoftuar se presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky dhe presidenti rus Vladimir Putin janë dakorduar për të marrë pjesë në samitin e G20, që pritet të mbahet në Bali në nëntor.

Widodo foli gjatë një deklarate për mediat këtë të premte, ku edhe theksoi se katër javë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me dy liderët.

Ai tha se u kërkoi të dy liderëve të Ukrainës dhe Rusisë që t’i japin fund luftës përmes negociatave, shkruan AlJazeera.

“Unë përsërita rëndësinë e përfundimit të luftës, gjithashtu theksova se përpjekjet paqësore duhet të vazhdojnë dhe Indonezia është e gatshme të kontribuojë në këto përpjekje paqësore.”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: