Presidenti i Kazakistanit, Kassym Jomart Tokayev, i cili i bëri thirrje Rusisë për ndihmë, fajëson terroristët e trajnuar jashtë vendit për kryengritjen.
“Bëhet fjalë për cenimin e integritetit të vendit dhe më e rëndësishmja, për sulmin ndaj qytetarëve tanë të cilët kërkojnë që unë t’i ndihmoj urgjentisht”, tha ai.

Tokayev shpërndau qeverinë, revokoi vendimin për rritjen e çmimit të karburantit dhe u distancua nga paraardhësi i tij, duke e zëvendësuar atë si president të Këshillit të Sigurimit me ndikim.

Por kjo nuk i ka qetësuar protestuesit që akuzojnë familjen dhe aleatët e Nazarbayevit se po pasurohen me naftë dhe burime minerale, duke e lënë vendin të varfër.

Ndërkohë, operacioni antiterror po kryhet në rajonin Kizilorod të Kazakistanit (në jug të vendit), ku nga trazirat janë plagosur gjithsej 168 persona.

Ndryshe, autoritetet e Kazakistanit kanë raportuar se dhjetëra viktima në radhët e protestuesve si dhe policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: