Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka bërë një deklaratë të fortë

Ai ka thënë se ka një “vend të veçantë në ferr” për ata që e promovuan Brexit-in pa as një skicë dhe pa një plan ekzakt për ta kryer atë në mënyrë të sigurt, pas takimit me kryeministrin irlandez Leo Varadkar dhe një ditë përpara se kryeministrja britanike Theresa May të shkojë në Bruksel për të diskutuar alternativat për të rregulluar një bllokim në kufirin irlandez.

Deputetët e mbështetur nga Brexit reaguan me zemërim ndaj deklaratës, duke e dënuar z. Tusk për arrogancën e përdorur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb