Neymar te Santos. Nuk është thjeshtë një ëndërr e një nate vere, por mund të bëhet realitet. Tratativat për një rikthim të mundshëm te klubi brazilian janë konfirmuar nga Andrés Rueda, Presidenti i Santos, në një intervistë për Radio Guaruja.

“Unë flas rregullisht me babanë e Neymar, shkëmbejmë ide. Me atë që po ndodh me të në PSG, Santos do t’i mbajë gjithmonë dyert hapur për Neymar dhe do ta ëndërrojë atë. Kur u largua, u tha se do të kthehej. Ne po flasim. E dimë që është e vështirë, është një ëndërr, por detyra ime është të paktën të provoj” – tha ai.

 

Gr

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: