“Korruspioni në Shqipëri ka arritur nivele alarmante”, kështu  shprehet Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio pas vizitës së tij në Tiranë.

“Korrupsioni,” – ka nënvizuar Buquicchio, – “ është një fenomen që ka përfshirë sektorë të ndryshëm, duke filluar nga drejtësia në politikë e deri te administrata publike dhe ekziston në të gjitha vendet, por në disa shtete si Shqipëria, ka arritur në nivelet më të larta”.

E vetmja mënyrë për ta mposhtur është zbatimi i reformës në drejtësi, shprehet Presidenti i Komisionit të Venecias.

“Pa gjykatës të pavarur Shqipëria kurrë nuk do të jetë në gjendje të tërheqë investimet e huaja,” u shpreh ai.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb