Javier Tebas akuzon sistematikisht PSG-në sa herë që pyetet për një klub që funksionon jashtë ligjit (rregullave të UEFA-s).

Nëpërmjet avokatit Juan Branco, presidenti i La Liga-s ngriti një padi tre muaj më parë, pasi Mbappe rinovoi me skuadrën pariziene deri në vitin 2025, duke kuptuar se me këtë zgjatje ka shkelur rregullat e UEFA-s për “fair play financiar”.

Në këtë kuptim, ai u përpoq të paralizonte kontratën e Kylian. Megjithatë, La Liga ka humbur në tri arsyet e para kontestuese. Nga informacionet e RMC Sport bëhet e ditur se gjyqtari ka arkivuar procedurat e mëposhtme:

Ajo e kërkesës për derogimin e kontratës së francezit nga ministri i Sportit, e urdhrit që LFP të kontaktojë DNCG-në (Drejtoria Kombëtare e Kontrollit dhe Menaxhimit) për të shqyrtuar llogaritë e PSG-së dhe masat e ndërmarra para gjykatës administrative të Parisit për të kërkuar pezullimin e kontratës së Mbappe nga LFP.

Burime pranë PSG-së kanë siguruar se nuk duan të bëjnë shumë zhurmë mediatike me këtë çështje: “Nuk po komentojmë shpërthimet e avokatëve të La Liga-s, të cilët bëjnë marketingun e tyre përmes Tëitter”.

E vetmja procedurë që i mbetet organit të kryesuar nga Javier Tebas është t’i kërkojë Komisionit Evropian që të ndërhyjë për të sqaruar rregullat ekonomike, megjithëse nuk do të arrijë objektivin e tij për të anuluar kontratën e Mbappe me PSG.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb