Humbja kundër Napolit në shtëpi në ndeshjen e parë të “Seria A” ka trazuar ujërat te Lazio. Këtë e vërteton një video e bërë virale në Itali ku dëgjohet presidenti i klubit, Lottito, t’i drejtohet me zë të lartë trajnerit Inzaghi duke i thënë: “Ti vetëm ankohesh”.

Në fakt është një telefonatë mes dy zyrtarëve të Lazio-s, ku ezktësisht presidenti i ka thënë trajnerit: “Simone, vendos unë, nuk vendos ti. Ta kam thënë në të gjitha mënyrat, se dua të di me siguri kush është mirë dhe kush nuk është mirë. Ti ankohesh gjithmonë dhe për gjithçka. Ke një skuadër që vlen 10 herë më shumë sesa vlejnë të tjerat”.

Komunikata e Lazio-s- Pas videos së publikuar nuk ka vonuar reagimi i klubit lacial që nëpërmjet faqes zyrtare në internet ka sqaruar se interpretimi i bisedës është i pasaktë. Ata shkruajnë gjithashtu se video është siguruar në mënyrë të paligjishme dhe ndaj personit që e ka përhapur avokatët do të nisin veprimet ligjore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb