Presidenti letonez Egils Levits, i cili iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 21 shtator, ka bërë thirrje për krijimin e një gjykate speciale “për të hetuar përgjegjësinë e shtetit rus në krimin e agresionit” dhe krijimin e një mekanizmi për pagesat e dëmshpërblimeve ndaj Ukrainës.

“Mosndëshkueshmëria do të thotë një ftesë për krime të mëtejshme, prandaj, agresori duhet të mbahet përgjegjës”, tha Levits, duke shtuar se GJNP dhe GJND kanë filluar tashmë të shqyrtojnë çështjet në lidhje me aspekte të veçanta të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe po ashtu edhe GJEDNJ.

Në të njëjtën kohë, presidenti i Letonisë vuri në dukje se ka mbetur një boshllëk ligjor pasi asnjë gjykatë ndërkombëtare nuk ka juridiksion për çështjen kryesore, e cila është fillimi i një lufte agresioni, një shkelje e rëndë e Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

“Gjykata speciale mund të krijohet mbi bazën e një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme nga një organizatë tjetër ndërkombëtare ose një grup shtetesh me të njëjtin mendim,” sugjeroi ai.

Presidenti shtoi se pas luftës, Rusia “do të duhet të paguajë dëmshpërblime ndaj Ukrainës për dëmet. Gjykata speciale mund të jetë pjesë e një mekanizmi ndërkombëtar reparacionesh.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb