Barcelona ka mposhtur me rezultatin 3-0 Levanten në takimin e kthimit të vlefshëm për 1/8-at e Kupës së Spanjës, por gjithsesi katalanasit nuk mund të festojnë ende pasi mund të eliminohen në tavolinë. Presidenti i Levantes, Quico Catalan e ka konfirmuar se klubi i tij do të ankohet tek Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) pasi Barcelona përfshiu në formacion një lojtar që nuk mund të luante në ndeshjen e parë të Kupës së Spanjës.

Edhe pse afati përfundimtar për ankesë ka kaluar, departamenti ligjor i ‘Las Granotas’ ka studiuar me kujdes çështjen dhe do ta bëjnë aneksën.

“Kjo nuk është një situatë e lehtë, pasi ne preferojmë të fitojmë në fushë. Do të ankohemi të premten në Federatë për këtë shkelje të ekipit të Barcelonës”,  u shpreh Quico Catalan.

Në ndeshjen e parë në Estadi Ciutat de Valencia , Barcelona e futi në formacionin startues, Chumin, i cili nuk kishte të drejt të luajë për shkaktë pezullimit për numrin e kartonëve me ekipin e Barcelona B. Këtë fakt e ka zbuluar edhe vetë e përditshmja katalanase, “Mundo Deportivo”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb