Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda, do të zhvillojë sot një vizitë në Kiev.

Nauseda është shprehur se do të vazhdojë mbështetja e fortë politike për Ukrainën.

“Duke u nisur për në Kiev me një mesazh të fortë të mbështetjes politike dhe ndihmës ushtarake”, shkruan ai në rrjete sociale.

Ndër të tjera presidenti ka bërë me dije se Lituania do të vazhdojë të mbështesë luftën e Ukrainës për sovranitetin dhe lirinë e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb