MAQEDONI E VERIUT

Presidenti i sapozgjedhur në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski ka përsëritur qëndrimin se do t’i nënshkruajë menjëherë ligjet e kthyera nga ish-presidenti.

Nga kabineti i Pendarovskit nuk kanë dhënë një datë konkrete, por shprehen të sigurtë se kjo do të ndodhë brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të procedurave formale-juridike pas marrjes së funksionit, në afat sa më të shkurtër kohor, do t’i shqyrtojë dhe do t’i nënshkruajë dekretet e ligjeve të cilat presidenti i mëhershëm Ivanov ka refuzuar t’i nënshkruajë.”- thonë burimet të afërta të presidentit të ri.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb