Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, të hënën në mbrëmje bëri thirrje për “respektim të kushtetutës” në mesazhin e tij të parë që kur ushtria u rreshtua në anën e protestuesve antiqeveritarë gjatë fundjavës.

Në një fjalim të transmetuar në mediat sociale, por jo në televizionin shtetëror, Rajoelina tha se ishte “në një vend të sigurt” pas një ” atentati ” ndaj tij, pa dhënë hollësi. “Ekziston vetëm një mënyrë për të zgjidhur këto probleme dhe kjo është të respektohet kushtetuta që është në fuqi në vend”, tha ai, duke hedhur poshtë në mënyrë efektive kërkesën e protestuesve që ai të jepte dorëheqjen.

Më herët, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se presidenti i Madagaskarit u largua nga vendi me një aeroplan ushtarak francez, duke cituar udhëheqësen e opozitës Siteni Radrianasoloniaiko dhe një burim ushtarak të paidentifikuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb