MAQEDONI E VERIUT

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka zbuluar se do të vaksinohet ditët në vijim ndaj COVID-19.

Pendarovski thotë se do të marrë cilëndo vaksinë që është në dispozicion duke siguruar qytetarët se çfarëdo është miratuar në Maqedoninë e Veriut është e verifikuar.

Sipas tij, me 100% siguri vaksinat janë të kontrolluara si në çdo shtet të BE.

 

“Kuptohet se do të vaksinohem me vaksinën që do të jetë e në dispozicion . Këtë e them pasi ekzistojnë lloje të ndryshme të kontroversiteteve  për vaksinat dhe mund t’ju siguroj se gjithçka që është miratuar në vendin tonë nga autoritetet kompetent është e verifikuar. Të gjitha vaksinat që janë importuar dhe aplikohen tek qytetarët tanë janë 100 për qind të kontrolluara,  si të vaksinoheni në cilindo shtet evropian”, tha sot presidenti Pendarovski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb