MAQEDONI E VERIUT

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të presë në një vizitë zyrtare të shtunën homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Lajmi bëhet i ditur nga zyra për shtyp e presidencës. Ceremonia e pritjes së Pendarovski do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave duke nisur nga ora 12:00.

Njoftimi i presidencës:

Me ftesë të Presidentit të Republikës, SH.T.Z Ilir Meta, nesër në vendin tonë do të zhvillojë një vizitë shtetërore, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut SH.T.Z Stevo Pendarovski

Presidenti  Sh.T.Z Stevo Pendarovski, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 12:00.Pas takimit, është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve. KUJTESE/ Konferenca me regji qendrore nga TVSH.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: