Napoli pësoi disfatë 1-0 nga Milani në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League. Presidenti i napoletanve, de Laurentis ka kërkuar mbështetje për skuadrën në këtë periudhë, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të shkuar përpara.

“Jemi të fortë dhe kemi pësuar vetëm një gol ndaj Milanit. Nuk është se ne kemi pësuar tre dhe do të ishte e vështirë gjithçka. Tani duhet të qetësohemi dhe të arsyetojmë me gjakftohtësi.

Tifozët duhet të kuptojnë që duhet të vijnë në stadium për të na mbështetur. Tani është koha që të lënë mënjan mëritë dhe t’i themi stop luftës” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: