Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari hodhi poshtë të dielën, thashethemet se nga gjendja e keqe shëndetësore kishte ndërruar jetë  dhe ishte zëvendësuar me një sozi nga Sudani.

“Një nga pyetjet e drejtuara për mua në një takim me nigerianë në Poloni, ishte fakti nëse unë isha klonuar apo jo”, u shpreh Buhari, raporton Daily Mail.

“Zërat injorantë nuk janë surprizuese, kur po mjekohesha verën e kaluar shumë njerëz shpresonin që unë të vdisja.

Jam vërtet unë, ju siguroj. Shumë shpejt do të festoj ditëlindjen e 76-të dhe do jem shumë i fortë”, shkruante Buhari në Twitter, ndërkohë që takonte diasporën nigeriane në Poloni.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb