Paris SG humbi me shifrat 3-1 sfidën e luajtur mbrëmë kundër Real Madrid për fazën e 1/16 të “Champions League”, duke minimizuar shpresat për kalimin në raundin tjetër të kompeticionit.

Më këtë rezultat nuk janë pajtuar presidenti dhe trajneri i klubit të Paris SG të cilët akuzojnë gjyqtarin italian Rochi për vendime të njëanshme.

“Mjaft me vendime të marra kundër nesh”, ka qenë deklarata e numrit një të klubit francez, Al Khelaifi. “Nuk dua të përsëri të njëjtat gjëra, por vitin e kaluar na ka ndodhur me Barcelona-n, këtë vit me Real-in. E di që ne nuk jemi Real Madrid, por mjaft më”.

Ndërkohë, ka përfunduar nën akuzë edhe trajneri Unai Emery, i cili ka vendosur të lërë në stol për 90 minuta Angel Di Maria-n dhe Thiago Silva-n. Një vendim ky që nuk është pëlqyer aspak nga bashkëshortet e dy lojtarëve, të cilat nuk kanë humbur rast për të kritikuar trajnerin në përfundim të ndeshjes.
mogli.dimari.silva.2018.750x450
Jorgelina Cardoso, gruaja e Angel Di Maria, ka kritikuar zgjedhjet e trajnerit nëpërmjet Instagram-it. “Sakrificat, stërvitjet ekstra, golat, asistet, je në momentin më të mirë të formë = stol. Më pas thonë se ato që nuk kuptojnë asgjë nga futbolli janë gratë e futbollistëve. Forca Paris!”. Një mesazh i drejtpërdrejtë që është dhënë disa herë gjatë vitit dhe që është mbështetur nga bashkëshortja e mbrojtësit brazilian Thiago Silva, Belle, që ka shkruar në Instagram: “Taktikë, Taktikë? Çfarë është taktika? Ik p…”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb