Presidenti i Dhomës dha miratimin e tij sot për zhvillimin e një votimi të tretë nga deputetët britanikë mbi marrëveshjen e Brexit të arritur nga kryeministrja Theresa May me Brukselin.
“Ligji është i ri dhe substancialisht i ndryshëm”, deklaroi presidenti i John Bercow, pasi kundërshtoi mbajtjen e një votimi javën e fundit me motivin se deputetët nuk mund të shqyrtojnë sërish një tekst që është kundërshtuar më parë.
Qeveria vendosi të paraqesë nesër për votim vetëm një pjesë të marrëveshjes, të Traktatit të tërheqjes dhe të përjashtojë deklaratën politike mbi marrëdhëniet e ardhshme me Bashkimin Europian (BE).