MALTE– Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, ka komentuar arrestimin e katër kosovarëve në Itali disa ditë më parë, të dyshuar si terroristë. Tajani thotë se , siguria dhe lufta kundër terrorizmit në Bashkimin Europian duhet të bëhet krah për krah me Ballkanin, në mënyrë që këto vende të mos kthen në “mbretëri të terroristëve”.

Antoni Tajani, presidenti i Parlamentit Europian tha:

“Europa duhet të tregohet më e kujdesshme në Ballkan, të investojë më shumë edhe përmes diplomacisë ekonomike dhe të punojë me vendet kandidate. E rëndësishme është të stabilizojmë këtë zonë dhe të luftojmë kundër infiltrimit të terroristëve. Nuk është e rastësishme që në Itali janë arrestuar 4 të dyshuar për terrorizëm nga Kosova.

Është shumë e rrezikshme ajo që po ndodh. Ka luftëtarë të huaj terroristë që hyjnë nga Raka dhe Mossoul (Siri) dhe ne duhet të ndalojmë kategorikisht që vendet e Ballkanit të bëhen mbretëri e terroristëve”.

Këtë deklaratë, presidenti i Parlamentit Europian e ka bërë gjatë Kongresit të Partive Popullore në Maltë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb