Presidenti i Polonisë Andrzej Duda do të mbërrijë në Shqipëri për një vizitë dy-ditore në datat 10-11 maj. Presidenca ka njoftuar se vizita e tij vjen pas ftesë së presidentit Bajram Begaj.

Duda do të jetë i shoqëruar në këtë vizitë edhe nga zonja e parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda, teksa kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.

Duda pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj 2023, ndërsa, më 11 maj, ora 11:00 do të pritet nga presidenti Begaj në Presidencë.

Pas ceremonive të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, ata do të zhvillojnë një konferencë për media.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb